INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Icardi në

Icardi në "sytë" e Sampaolit, në kombëtare pas 4 vitesh

Publikuar më: 08:56 17-05-2017

Rreth 4 vjet më parë, Mauro Icardi debutoi me kombëtaren argjentinase duke luajtur vetëm 8 minuta kundër Uruguajit, e që nga ajo ditë deri më sot, prania e vetme e “bomberit” të Interit me “Seleccion”-in mbetet vetëm kjo.

I lënë jashtë përfaqësueses për një trekëndësh dashurie që shkeli rregullat e miqësisë, futbollisti i zikaltërve duket se, falë golave dhe formës së mirë, e ka fituar sërish një vend në ekipin e vendit latin.

Duke përjashtuar surprizat e minutave të fundit, Mauro Icardi do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet që Argjentina ka në program, ndaj Brazilit dhe ndaj Singaporit, në muajin qershor.

Me 24 gola në “Serie A”, në sezonin e tretë radhazi me statistika dyshifrore, sulmuesi latin vazhdon të lërë mbresa me statistikat, në kontrast me formën katastrofike të Interit. Deri më tani, trajneri i kombëtares e ka injoruar, duke preferuar emra si Pratti apo Alario, por pritja mori fund.

Trajneri i ri i Argjentinës do të jetë Jorge Sampaoli, që do të japë shpejt dorëheqjen nga pankina e Sevillas. Pas kësaj do të vijë grumbullimi i shumëpritur i Mauro Icardit për sfidën e 9 qershorit në Melbourn ndaj Brazilit, e 4 ditë më vonë në qytet-shtetin më të famshëm të Azisë.

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377