Icardi rikthehet në fushë dhe Luciano Spaletti humb një tjetër sfidë. Pasi lëshoi “vrer” ndaj ish-kapitenit pas humbjes kundër Lacios duke thënë se ai nuk pranohej nga shokët në dhomat e zhveshjes, tekniku ndërroi totalisht mendim në konferencën e sotme për shtyp: “Ai është i rëndësishëm për ne sa Mesi apo Ronaldo.
Pagoi atë që duhet të paguante dhe kundër Xhenoas do të luajë titullar”, - tha tekniku zikaltër. Argjentinasi tashmë duhet të rifitojë besimin e tifozëve, që kanë thirrur kore për shitjen e tij.