INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ide praktike, Ministrja Ekonomi: Të kërkojmë investitorë nga rajoni

Ide praktike, Ministrja Ekonomi: Të kërkojmë investitorë nga rajoni

Publikuar më: 16:02 15-03-2016

Ka shumë pak kohë që ka marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë, por Milva Ekonomi ka vendosur të mos humbasë kohë. Sapo mori portofolin ministror ajo u drejtua për në Kinë dhe Turqi, me një ide të qartë, të arrijë të thithë investitorë të huaj. Por tashmë Ekonomi ka një ide më praktike: të ftojmë insvetitorët rajonal që të realizojnë shkëmbime.

Për këtë qëllim, ministrja Ekonomi ka thirrur në një takim përfaqësinë e 35 bisneseve maqedonase. Në këtë takim është diskutuar mbi potencialet që kanë zhvillimet ekonomike mes të dy vendeve.

“Çështja e besimit midis dy palëve do të na çojë përpara në një bashkëpunim të suksesshëm. Shqipëria po bën më të mirën e saj për ta shtrirë bashkëpunimin në nivel më të gjërë, duke krijuar mundësi lehtësuese për një bashkëpunim konkret mes dy palëve”.

Për tja arritur këtij qëllimi qeveria shqiptare ka në plan të dnërmarrë dhe masat e nevojshme. Ministrja Ekonomi tha se qeveria shqiptare është e gatshme për të përmirësuart sektorin energjitik dhe atë infrastrukturor sa më shpejt. Kjo, tha Ekonomi, do të bëjë të mundur që investitorët maqedonas të ndihen të mirëpritur për zhvillimin e projekteve të tyre në vendin tonë. 

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387