INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ide se si të grimohen vajzat që mbajnë syze

Ide se si të grimohen vajzat që mbajnë syze

Publikuar më: 09:54 20-06-2016

Nëse jeni nga ata njerëz që mbani syze dhe dëshironi të dukeni sa më bukur, zgjidhni me kujdes llojin e grimit që doni të aplikoni në fytyrë, duke ndjekur me përpikëri rregullat që specialistët e “Makeup-it” ju sugjerojnë.

Ngjyrën e tonit të syve, përshtateni me ngjyrën e syve dhe syzeve. Gjatë aplikimit të grimit kujdesuni që pjesa e ngjyrosur e kapakut të sipërm të mos dalë mbi kornizë, ndërsa skajin e kapakut të poshtëm gjithmonë e theksoni me hije më të ndritshme për ta bërë shikimin më tërheqës.

Aplikoni rimel, disa shtresa, në mënyrë që qerpikët të duken më të gjatë e më të dendur, por kujdesuni që të mos mblidhen.

Xhamat me dioptri për largpamëse i rrisin sytë dhe njëkohësisht i zbulojnë të gjitha gabimet e grimit. Për këtë arsye duhet të tregoheni më të kujdesshme, dhe të përpiqeni që të gjitha konturet me laps të jenë shumë precize.

Rimelin aplikojeni me kujdes, në mënyrë që qerpikët të mbeten të ndarë dhe shmangini hijet me shkëlqim.

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167