Janë identifikuar dy kamikazët e sulmeve në Bruksel, ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Ata janë vëllezërit Khalid dhe Brahim el-Bakraoui.
Vëllezërit kanë qenë më parë të skeduar nga policia, por qarkullonin me emra të remë..
Dy vëllezërit el-Bakraoui kishin marrë një banesë me qira në Bruksel. Ata janë personat të veshura me rroba të zezë brenda aeroportit siç duket në foto, të cilët u vetëhodhën në erë. Ndërsa personi në në krah të tyre është me rroba të bardha dhe është në kërkim nga policia pasi nuk u vetëvra. Në kërkim është shpallur edhe një person i katërt.
Të gjithë terroristët janë të lidhur me kryeterroristin Salah Abdeslam, i cili u arrestua para 5 ditësh në Bruksel. Abdeslam ishte në kërkim për sulmet terroriste që ndodhën në Paris më 13 nëntor 2015.
Mediat e huaja raportojnë se aktet terroriste, që ndodhën dje në Bruksel ishin kundëpërgjigje për arrestimin e Abdeslam, pasi druheshin se ndoshta terroristi i arrestuar do të bashkëpunonte me autoritetet dhe do të spiunonte planet e celulave terroriste që ndodhen në kryeqytetin e Evropës.