INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Identifikohen kamikazët që kryen sulmet në Stamboll

Identifikohen kamikazët që kryen sulmet në Stamboll

Publikuar më: 18:42 01-07-2016

Ngjarja tragjike e ndodhur para disa ditësh ku sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit, u mori jetën 43 personave dhe mbi 200 mbetën të plagosur, tronditi gjithë botën. Mediat turke bëjnë me dije se është bërë i mundur identifikimi i autoreve të ngjarjës së rëndë. Truri i veprimeve është Akhmet Chatayev nga Çeçenia, i cili sipas mediave turke ka planifikuar dy sulmet e tjera të ndodhura në Stamboll në fillim të vitit. Ndërsa dy kamikazët e tjerë janë Rakim Bulgarov dhe Vadim Osmanov. Sipas këtyre informacioneve, idenfikimi i Vadim Osmanov është bërë përmes një fotokopje pasaporte që ky i fundit kishte dorëzuar në distriktin Fatih të Stambollit. Më herët, u raportua se tre personat që sulmuan aeroportin ishin shtetas të huaj që vinin nga Uzbekistani, Kirgistani si dhe rajoni verior i Dagestanit në Rusi.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061