Ndërkohë që qyteti spanjoll i Barcelonës vijon të jetë në gjendje emergjence, policia ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
Driss Oukabir është terroristi i dyshuar i sulmit të sotëm që përgjaku qytetin e Barcelonës duke shkaktuar të paktën 13 të vdekur.
Sipas raportit të policisë spanjolle të publikuar nga gazeta El Pais, Oukabir është me origjinë nga Maroku dhe ka jetuar në spanjë prej disa vitesh.
Dyshohet se pasi përplasi turmën e njerëzve me furgon, duke lënë 13 të vdekur dhe mbi 35 të plagosur, ai u lagrua me këmbë nga vendi i ngjarjes dhe është ngujuar në një restorant.