Zbulohet autori që dyshohet se ka gishtë në sulmin e djeshëm në Petërburg. Ai është Akbarjon Djalilov 22-vjeç nga Rusia por me origjin nga Kirgistani.
Në kamerat e sigurisë së metrosë është filmuar djali i ri që mban veshur një xhup të kuq, me kapuç e syze dhe në shpinë mban një çantë. Po ashtu shihet se i riu ka vendosur pajisjen e dytë të shpërthimit, e kamufluar si bombol gazi zjarrfikësish, e cila u gjet dhe u çaktivizua në një tjetër stacion aty pranë. Sipas raportimeve të para u tha se pas sulmit fshihej një person tjetër, fotot e të cilit u publikuan dje. Bëhej fjalë për një person me mjekër, veshur me të zeza. Por pas publikimit të fotove në media, ai u vetë dorëzua në polici, ndërsa këmbëngulte se ishte i pafajshëm. Ndërkohë, Shërbimet e Inteligjencës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Zyrtarët ishin të kujdesshëm për të mos dalë në përfundimin se bëhej fjalë për terrorizëm, por thanë se shpërthimi ishte duke u hetuar si një akt i mundshëm terrorizmi. Mediat ruse raportuan se vendosja e lëndës shpërthyese ishte e qëllimshme.
Megjithatë pistat kryesore ku janë fokusuar autoritetet ruse për hetimin e sulmit, janë “radikalizmi” i lidhur me Shtetin Islamik si dhe nacionalizimi.
Këto janë pamjet që tregojnë masakrën brenda metrosë në Shën Petersburg, ku humbën jetën 14 persona dhe 50 të tjerë u plagosën. Sulmi terrorist ndodhi pasditen e djeshme.