INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Identifikohet autori i sulmit në Stamboll, arrestohet bashkëshortja e tij [Video]

Publikuar më: 16:16 03-01-2017

Identifikohet autori i atentatit të Stambollit ku mbetën të vrarë 39 persona, 25 prej tyre shtetas të huaj. Mediat turke raportojnë se autori i masakrës në natën e Vitit të Ri quhet Iakhe Mashrapov, 28 vjeç dhe thuhet se është me origjinë nga Kirgistan. Pasaporta e tij është lëshuar më 21 tetor nga Republika e Kirgistan, një muaj para mbërritjes së tij në Turqi. Mediat turke kanë publikuar gjithashtu një vido selfie të bërë në sheshin Taksim gjatë një panair libri që përfundoi dy ditë para Vitit të Ri. Ndërkohë disa media të tjera pretendojnë se i dyshuari mund të jetë pjesëtar i minoritetit mysliman ujgur të Kinës. Gjatë mëngjesit të sotëm është ndaluar gruaja e autorit të dydhuar të masakrës së Stambollit. Sipas të përditshmes turke Haberturk gruaja është arrestuar në provincën konservatore të Konya, në Turqinë qendrore, ku autori së bashku me dy fëmijët e tij jetonte prej nëntorit, pasi kishte ardhur nga Kirgistani.

Article Logic
Execution time: 0.0040228366851807