Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ballsh. Autori i vrasjes së dyfishtë mësohet se është Gazmend Musta, 34 vjeç. Ai është arrestuar nga policia e Mallkastrës. Sipas të dhënave të policies Musta ka shkuar në banesën e tij në gjendje të dehur, rreth orës 17.30. Ai ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G. C., 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M. C., 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.