22 persona të vdekur dhe mbi 50 të tjerë të plagosur!
Ky është bilanci tragjik i sulmit terrorist të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Manchester Arena, në Britaninë e Madhe, gjatë koncertit të Ariana Grande, sulm që tronditi Anglinë dhe të gjithë botën. Mësohet se sulmet në Mançester u kryen nga 23-vjeçari Salman Abedi. Nga informacionet paraprake, është bërë e ditur se autori i sulmit është me origjinë nga Libia.
Abedi përdori një bombë artizanale të cilën e mbante në çantën e shpinës dhe e shpërtheu në dalje të Arenës Manchester, ku mijëra njerëz ishim mbledhur për të ndjekur koncertin e Ariana Grande. Në vendngjarje u gjetën copëza metalike dhe gozhdë. Shteti Islamik mori përsipër sulmin dhe e quajti Abedi një ushtar të tyre.