INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Identifikohet “babagjyshi”, autori i masakrës në Stamboll

Identifikohet “babagjyshi”, autori i masakrës në Stamboll

Publikuar më: 19:40 04-01-2017

Autoritetet turke kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të masakrës së mbrëmjes së Vitit të Ri në Stamboll, por emri i tij nuk bëhet ende i ditur.

Ishte Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, i cili konfirmoi lajmin, por nuk dha detaje të tjera mbi ecurinë e hetimit.

12 persona janë arrestuar ndërkohë në qytetin perëndimor të Izmirit. Operacioni policor i së mërkurës kishte në shënjestër disa familje që kishin udhëtuar kohët e fundit drejt Izmirit nga Konia, një qytet qendror ku i dyshuari kryesor thuhet se kishte qëndruar për disa javë para sulmit.

Autoritetet turke publikuan foto të të dyshuarit të martën, por hodhën poshtë raportimet se ai ishte një 28-vjeçar nga Kirgizstani. Në të parën deklaratë publike për sulmin, presidenti Recep Tayyip Erdogan premtoi se xhihadistët nuk do të mund të perçajnë Turqinë.

“Në Turqi, mënyra e jetesës së askujt nuk është nën rrezik. Ata që e pretendojnë këtë, le ta provojnë. Është detyra ime të mbrojmë të drejtat e kujtdo”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167