Ditën e sotme në plazhin e Durrësit në afërsi të lagjes 13, është gjetur një trup i pajetë. Viktima është identifikuar si H.T, 81 vjeç.
Familjarët e saj pasi identifikuan trupin, bënë me dije se e moshuara kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e sotëm. Sipas policisë e moshuara vuante nga skleroza.
E moshuara kishte veshur rroba të zeza. Në vendin ku u gjet trupi i saj, ishte një çantë e zezë, si dhe një palë këpucë ngjyrë blu.
Informacioni paraprak:
Identifikohet shtetasja e gjetur ditën e sotme në lagjen Nr.13 ,Durrës, e cila ishte mbytur në det. Identifikimi është bërë nga familjarët e saj, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.
Trupi i pa jetë i përket shtetases H.T., 81 vjeçe ,banuese në lagjen Nr.17 /1 ,Durrës, e cila vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon mediat për bashkëpunimin.