Identifikohet gruaja që u gjet e vrarë pranë liqenit të Sharrës në Tiranë. Ajo quhet Lirie Xhepa.
Ajo është gjetur e pajetë nga banorët në bregun e liqenit të Sharrës, të cilët më tej kanë njoftuar policinë. Nga kqyrja paraprake mësohet se Xhepa është dhunuar fillimisht dhe më pas është vrarë me 3 plumba. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.