Më në fund zbulohet emri i hajdutit, i cili hyri në shtëpinë e këngëtares Rita Ora, ndërsa ajo dhe motra flinin në dhomën tjetër.
Charaf Elmoudden vodhi 200 mijë paund nga prona e anëtares së jurisë se X Factor në datën 28 nëntor të vitit të kaluar. Motra e saj Elena, është zgjuar nga zhurma që bëntë hajduti teksa “gërmonte” në gjërat e saj dhe mënjëherë ka thirrur Ritën për t’i telefonuar policisë.
Dhjetë nga 12 anëtarë jurie në Gjykatën Harrow Crown, e shpallën fajtor Elmoudden. Bizhuteritë, çantat dhe Iphon-i ishin sendet që mungonin kur dy burrat hynë në shtëpinë e këngëtares për të vjedhur.
Rita pa humbur kohë ka telefonuar 999 dhe i ka thënë një nga operatorëve që i është përgjigjur se do ta vristë një nga personat kishin hyrë në shtëpi.
Gjithashtu ka shtuar gjatë telefonatës se nuk kishte një thikë në dorë sepse e dinte që hajdutët do ngjiteshin sipër.
Teksa dha dëshmi, këngëtarja tha se ajo u zgjua nga britmat e motrës së saj. "Ajo vrapoi deri në shkallë e më pas u hodh në shtratin tim dhe filloi të ulërasë," tha ajo.
Charaf e ka ditur vendodhjen e shtëpisë së Ritës ndaj e kishte të lehtë zgjedhjen e destinacionit për të vepruar.
Pavarësisht se ai e mohoi përfshirjen në krim, policia gjeti nën dyshekun e krevatit të tij në Londër gjatë arrestimit, 3500 paund dhe vetëm pas 5 vjetësh pranoi grabitjen.