Kufoma që u gjet dje në Dajt ishte e 36 vjeçarit, Vasil Biba, i cili rezulton i dënuar në mungesë për evazion fiskal dhe po hetohej për kryerjen e shitjeve fiktive të disa apartamenteve. Ai prej më shumë se dy muaj ishte në kërkim. Për identifikimin e kufomës, që rezulton se ishte qëlluar me dy plumba pistolete, në kokë dhe në zemër, janë kryer disa ekzaminime. Identifikimi erdhi nga gjurmët e gishtave të kufomës, të cilat ishin të padëmtuara.
Trupi i tij u gjet të hënë nga qeni i një bariu. Ai u raportua në polici si i zhdukur nga bashkëshortja e tij në dhjetor 2015.