Është gjetur një trup i pajetë në breg të lumit ‘Drino’ në Gjirokastër pranë fshatit Vrisera. Pas identifikimit, rezultoi se viktima është shtetasi me inicialet J.T, 68 vjeç, banues në fshatin Llongo, Gjirokastër. Duke qenë se policia konfirmoi se në trupin e pajetë nuk u konstatuan shenja dhune, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Burimet thonë se 68-vjeçari vuante nga depresioni.