Viktima mendohet se ishte një trafikant droge dhe se ka lidhje me gomonen e braktisur që u gjet pak ditë më parë në Karaburun. Në gomonë kishte 1 ton drogë dhe kishte vetëm një prej motorrëve funksional.
Ndërkohë, mjeti lundrues u gjet i braktisur në det të trazuar më datë 11 mars, datë kjo që përkon me denoncimin e dy familjeve për zhdukjen e dy të afërmëve të tyre.
Në këto kushte, dy familje janë paraqitur menjëherë pranë morgut të spitalit rajonal të Vlorës, për të identifikuar kufomën, e cila sipas të dhënave të para kishte disa ditë në ujë.
Mjekët ligjorë nuk e kanë konfirmuar ende, por viktima sipas informacionet paraprake është identifikuar si Numan Laze 60 vjeç. Ai së bashku me A.H 41 vjeç kanë humbur kontaktet me familjen pikërisht me datë 11 mars.
Fytyra e tij ishte dëmtuar çka ka bërë të vështirë identifikimin e tij. Sipas familjarëve, bluza e kufomës është e njëjtë me atë që mbante veshur ditën e fundit 60-vjeçari.
Trupi i pajetë u kap mëngjesin e sotëm nga rrjetat e peshkatarëve në Sazan, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.