Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë mesditën e sotme. Trupi i pajetë, i seksit mashkull, është nxjerrë nga rrjedha e lumit dhe kanë qenë banorët e zonës që e kanë pikasur.
Viktima është identifikuar nga djali i tij si Bajram Lala, 80 vjeç, banues në Nishtullë të kryeqytetit. Raportohet se 80 vjeçari kishte dalë me delet në mëngjes kur është rrëmbyer nga uji. Dy persona të tjerë në Kols dhe Këlcyrë kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq.