Policia ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit të mbytur dje në plazhin e Hamallaj, Durrës.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi i mbytur është Xh.V 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur si pasojë e një ataku kardiak.
“Në lidhje më ngjarjen e ndodhur dje në Plazh, Sektor Hamallaj, ku u gjet i mbytur në det një shtetas, ju njoftojmë se sot është bërë e mundur identifikimi i tij, i cili është shtetasi Xh.V. 57 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë ataku kardiak.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.