Para pak ditësh u publikua kënga më e re e Butrint Imerit nën titullin “Hajt Hajt” dhe menjëherë është kthyer në hit.
Kjo këngë numëron mbi 7.9 milion klikime, por interesant ishte fakti se modele në klip është pikërisht Kiara Tito, moderatorja e njohur e cila është përfolur shpesh për një lidhje të mundshme me Butrintin, mirëpo ata janë shprehur se janë thjesht shokë.
Në klip, Butrinti shfaqet me disa veshje, por njërën prej tyre e ka veshur dhe sulmuesi i Milanit, Suso.
Bëht fjalë për këtë “baseball” t-shirt ku shkruhet “Love is Love” dhe në fakt Butrinti e ka veshur para Susos sepse kënga ka më shumë kohë që është xhiruar, ndërsa Suso e ka publikuar foton me këtë bluzë para 5 ditësh.
Kujt i shkon më shumë?