Ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës. Njëherë e “lanë” te Partizani, më pas e “çuan” në Greqi, por në të vërtetë përfundoi në Vlorë te Flamurtari.
Idriz Batha, mesfushori i njohur i kampionatit shqiptar rikthehet të premten në kryeqytet, por këtë herë do të luajë kundër ekipit në të cilin u rrit, Partizanit. Vetëm disa muaj larg të kuqve, ai di të ndajë më së miri profesionalizmin me ndjenjat e tij.
Në një intervistë enkas për newsport.al, 26-vjeçari ka folur për situatën aktuale të Flamurtarit, sfidën e së premtes ndaj Partizanit dhe në fund nuk ka lënë pa përmendur edhe diferencat mes dy trajnerëve, Ilir Daja dhe Skënder Gega.
Çfarë thotë Idi për të dy? Në linkun e mëposhtëm ju ftojmë të lexoni mendimet që ndau Batha…