INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Idrizi: Për këto 3 çështje do të bashkoja votat me Edi Ramën

Idrizi: Për këto 3 çështje do të bashkoja votat me Edi Ramën

Publikuar më: 17:23 01-07-2017

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar për herë të parë zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe rezultatin e tyre. Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, Shpëtim Idrizi tha se forca politike që ai drejton është e gatshme të bashkojë votat me për çështjen Çame, Ministrinë e Diasporës dhe referendumet.

lg.php.gif

“Kam refuzuar të flas për tepsi, por meqë e ka marrë vetë të shohim çfarë do bëjë me të. Ai është fitues, dhe e urojmë. PDIU është e gatshme të bashkojë votat e saj për çështjen e emigrantëve, për një ministri i diasporës, apo për ligje që i mundësojnë shqiptarëve të drejtën të votojnë me referendum. Por po presim certifikimin e rezultatit zgjedhor”, tha Idrizi.

I pyetur lidhur me zërat se tre deputetët e PDIU do t’i bashkohen PS, ai u shpreh: “Nuk mendoj se mund të ndodhë diçka e tillë pa një diskutim në gjithë strukturat e partisë. Ata kanë garuar nën siglën e PDIU”. 

Sakaq, Idrizi ka folur edhe për qëndrimin e tij para fushatës zgjedhore, kur kërkonte edhe përfshirjen e opozitës në zgjedhje.

“Në asnjë rast nuk jemi bashkua me kurrkënd. Ajo që kemi bërë, është se nuk ka qenë logjike që ne të hynim në zgjedhje pa përfaqësimin e gjysmës së shqiptarëve. Një vend që aspiron për në BE, nuk mund të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Mos harrojmë që PDIU ka paraqitur një pakt kombëtar. Ne jemi regjistruar në zgjedhje, por fakti që kërkonim që edhe opozita t’i bashkohej këtij procesi, nuk do të thotë se jemi bashkuar me njeri”, u shpreh Idrizi.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102