Tjetër çmim për Lionel Mesin, këtë herë nga Instituti i Historisë dhe i Statistikave në Futboll. Futbollisti më i mirë i Barcelonës, është shpallur lojtari organizator më i mirë i 2016-ës, ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësit më të afër. Edhe sezonin e kaluar, ylli i Barcelonës e fitoi këtë cmim me 168 vota. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” grumbulloi në total 172 pikë nga votat e e spcialistëve në 56 vende të botës në 5 kontinente.
I dyti në këtë klasifikim është renditur Andres Iniesta me 66 pikë, pra me më pak se gjysmën epikëve të Mesit. Mungon emri i Cristiano Ronaldos, por Reali përfaqësohet denjësisht nga Toni Kros që është i treti me 45 pikë. I katërti është Mesut Ozil, pas të cilit vjen Mahrez. 10-shja plotësohet nga Luka Modric, Kevin De Bruyne, Paul Pogba, Eden Hazard dhe Dimitri Payet.