Festat ku i kanë parë të shoqërohen bashkë dhe daljet e shpeshta në Las Vegas, cuan në idenë se Iggy Azalea dhe rreperi, French Montana, janë në një lidhje.
Por vetë këngëtarja nuk i ka lënë të përhapen më shumë këto zëra. ‘Nuk është e vërtetë, thjesht po bashkëpunojmë” ka thënë ajo. Me sa duket dyshja ka regjistruar një tjetër duet bashkë dhe në javët në vazhdim pritet të xhirojnë edhe videoklipin.
Duket se ylli australian i Hip- Hop-it, po e merr veten shpejt nga ndarja në qershor me basketbollistin Nick Young. “Albumi im është regjistruar. Do të jetë gati deri në shkurt” u ka thënë ajo gazetarëve. Tek e fundit, puna nuk i ka bërë keq askujt, ndaj dhe Iggy është në rrugë të mbarë.