INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iggy Azalea i përplas dyert në fytyrë (ish) të fejuarit: Ja deklarata e saj!

Iggy Azalea i përplas dyert në fytyrë (ish) të fejuarit: Ja deklarata e saj!

Publikuar më: 11:23 20-06-2016

Iggy Azalea ndahet nga i fejuari i saj Nick Young.

Ylli i NBA i propozoi reperes australiane për martesë vitin e kaluar, vetëm për t’u përfshirë më pas në një skandal tradhëtie. Dhe duket se këtë gjë bukuroshja 26 vjecare thjesht nuk mundet ta kapërcejë dot. Pavarësisht se ajo zgjodhi fillimisht që të ecte përpara dhe ta tejkalonte këtë situatë, në fund nuk ia ka dalë që ta falë ish të fejuarin e saj. Iggy e bëri vetë publik lajmin nëpërmjet profilit të saj të Instagram duke deklaruar se nuk ia doli do të rindërtonte besimin tek basketbollisti 31 vjecar. Më parë ishte ylli i hitit “Team” ajo që tha se gjërat kishin marrë një rrjedhë tjetër, çfarë bënte të mendohej për një rregullim të problemeve mes të dyve. Megjithatë një rezultat i tillë i marrëdhënies së tyre ësht mëse i pritshëm, veçanërisht pasi Nick nuk figuroi në fotot e publikuara nga Iggy për 26 vjetorin e saj. Në fund gjithçka shkoi ashtu siç dukej.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826