Iggy Azalea bëri pak ditë më parë publik lajmin e ndarjes nga i fejuari i saj Nick Young për shkak të problemeve me besimin në çift.
Por gjatë ditës së djeshme ylli i NBA u pikas që të rifutej në shtëpinë kur ai dikur ndante me reperen australiane. Me një pamje shumë të mërzitur ai u fut brenda për habinë e të gjithëve. Por mendoi artistja 26-vjeçare që të shpjegonte gjithcka. Ajo tha në Twitter se nuk bëhet fjalë për një rikthim së bashku, por thjesht sqaroi se shtëpia është e Nick dhe ai nuk ka arsye që të largohet. Ajo që po shpërngulet është ylli i hitit “Fancy”. Ja një veprim i zgjuar që nuk na rastis ta hasim shpesh tek personazhet e showbizit...përkundrazi!