Nëse menduat se Iggy Azalea nuk e ka problem që ta tradhëtojë i fejuari, mendohuni përsëri.
Reperja 25 vjeçare ka kërcënuar yllin e NBA, Nick Young, se do t’ia gjymtojë pjesët intime në rast tradhëtie. Në një intervistë për emisionin radiofonik “Orlando & The Freakshow”, Iggy është rrëfyer mbi zërat sipas të cilëve Nick e kishte tradhëtuar atë. Megjithëse sipas saj ekzistonin gra basketbollistash që i toleronin këto veprime, ajo vetë nuk bënte pjesë në këtë kategorike. Dhe u tregua shumë e qartë me kërcënimet e veta. Ndoshta pak më shumë seç duhet...
Kujtojmë se gjithçka filloi me një video në të cilën Nick fliste mbi një tradhëti të supozuar kundrejt të fejuarës së tij. Iggy foli pa nënkuptime... Nick bën mirë të ruhet!