Edhe pse Nick Young e tradhëtoi, reperja Iggy Azalea nuk e ka humbur besimin tek dashuria.
Ose të paktën tek marrëdhëniet intime se nuk jemi të bindur se është dashuri. Artistja australiane është fotografuar nën shoqërinë e një reperi të njohur si French Montana. Dy yjet e botës së spektaklit kanë postuar përgjatë fundjavës disa foto teksa kanë udhëtuar bashkë me një grup miqsh në Cabo. Edhe pse fotot nuk vërtetojnë dyshimet, është një video e postuar në rrjetet sociale që na bën të besojmë se mes dy celebriteteve ka dicka. Teksa fluturonin drejt Cabos, Montana është parë të mbështesë kokën në fundshpinën e Azaleas. A i lejohet çdo miku të bukuroshes 26 vjeçare ta bëjë këtë gjest? Dyshojmë!