Në rast se menduat se ndarja e Iggy Azalea me Nick Young ishte thjesht dicka e përkohshme dhe kalimtare, ja ku po jua themi që jeni gabuar rëndë.
Reperja australiane ishte shumë serioze për të zhdukur yllin e basketbollit nga jeta e saj dhe ka filluar të marrë masat e nevojshme. Ajo ka hequr nga shtëpia e saj makinën klasike Chevy Impala të vitit 1962 që i kishte dhuruar Nick-ut për Krishtlindjen e vitit 2014, dhe e ka bërë këtë me karrotrec, duke mos denjuar as ta prekë atë. Basketbollisti 31 vjecar e adhuronte atë makinë, madje e kishte marrë edhe në stëvitjen e ekipit, Los Angeles Lakers, për t’u mburrur me të. Mesa duket ai e kishte harruar tek shtëpia e ish të fejuarës së tij Iggy, e cila thjesht nuk e shihte dot më me sy. Nuk e dimë si do ta presë Nick këtë trajtim që i është bërë njërës prej "lodrave" të tij të preferuara.