Iggy Azalea kurrë nuk ka treguar frikë kur ka ardhur puna për të thënë të vërtetën në publik, dhe kjo është ndër gjërat që na pëlqen më shumë tek ajo.
Së fundmi reperja australiane ka shfrytëzuar Twitter për të lajmëruar se kënga e saj më e re "Azillion", nuk do të ketë një videoklip. Kjo për shkak se sipas Iggy-t, shtëpia e saj diskografike nuk ka pranuar diçka të tillë. Deri këtu çdo gjë ok, por Iggy nuk e ka lënë me kaq. Në një postim tjetër ajo i ka kthyer gjërat në personale, duke akuzuar Ted Cockle, presidentin e shtëpisë diskografike Virgin/EMI, se ai nuk dëshiron ta shohë artisten të shkëlqejë. "Mund të thoja edhe shumëëëë gjëra të tjera por më mirë po tregohem profesioniste", ka shkruar Iggy Azalea në një tjetër status...si për të na ngacmuar edhe më shumë kureshtjen. Hmmm!