Iggy Azalea po bën një rikthim të madh këtë vit, me lançimin e albumit të saj të dytë “Digital Distortion”. Ajo po i qaset vitit të saj të ri me një qëndrim e një pamje të re, pasi tha se do donte ta fshinte nga jeta e saj vitin 2015, shkruan Daily Mail.
Iggy, ka pozuar “Topless”, për revistën “ Schön” në të cilën duket shumë e bukur por njëkohësisht edhe provokuese. 25 vjeçarja Iggy, me njërën dorë i ka mbuluar asetet e saj, por poza prapë mbetet provokuese.
Në intervistën e dhënë për këtë revistë, Iggy thotë se ka një vit të ngjeshur përpara, sepse do të publikojë albumin e ri por edhe do të martohet me të dashurin e saj, basketbollistin e NBA, Nick Young. Ata kanë nje lidhje dashurie që nga viti 2013 dhe janë fejuar në qershor të vitit 2015.
Këngëtarja australiane u shpreh per revistën : “E di se ku dhe kur do të martohem. Po e përgatis edhe fustanin e nusërisë. E kam rezervuar edhe vendin për muajin e mjaltit. Planet janë duke u realizuar, por ende nuk kam marrë vendim për ushqimin e llojin e luleve, e detaje të tilla”.