INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iggy Azalea shfaq gjoksin e zmadhuar...dhe asetet e tjera [FOTO]

Iggy Azalea shfaq gjoksin e zmadhuar...dhe asetet e tjera [FOTO]

Publikuar më: 13:25 07-06-2016

Ishte një ditëlindje veçanërisht e nxehtë për reperen australiane.

Iggy Azalea iu nënshtrua një operacioni për zmadhimin e gjoksit një vit më parë, dhe duket se çdo rast është i mirë për ta vënë atë në dukje. Veçanërisht kur bëhet fjalë për ditëlindjen e saj të 26-të, të cilën reperja bukuroshe e festoi në një jaht shumë luksoz. Iggy postoi një sërë fotosh në Instagram ku shfaqej shumë provokuese me bikinit sexy dhe pozicionet që i nxirrnin të pasmet e saj të famshme edhe më në pah. Dhe dukej se kishte nga të merrte shembull pasi mamaja e saj Tanya Kelly u shfaq në të njëjtat pozicione provokuese me të bijën. Ndërkohë nuk dihet nëse ishte i pranishëm për festimet i fejuari i saj, baskebollisti Nick Young, marrëdhënia me të cilin raportohet se po përjeton një periudhë shumë të vështirë. Kujtojmë se më parë u përfol se Nick mund të kishte tradhëtuar yllin e hitit “Team” duke vënë kështu në pikëpyetje martesën, deri pak kohë më parë, shumë të afërt.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107