Nuk ka paqe për Iggy Azalean.
Pasi u trajtua keq nga një fans në aeroport pak ditë më parë, reperja australiane u vu sërish në vëmendjen e mediave. Këto të fundit shkruan se arsyeja për të cilën prishi fejesën me Nick ishte fakti se ylli i NBA la shtatzanë pastruesen e tij. Reperja australiane ka reaguar menjëherë nëpërmjet Twitter duke thënë se nuk e dinte fare diçka të tillë, dhe në rast se do të ishte e vërtetë do ta dëshpëronte dhe më tej. Ajo ka deklaruar se u nda nga Nick pasi ai kishte futur femra të tjera në shtëpinë e tyre dhe këtë gjë e zbuloi nëpërmjet kamerave të sigurisë. Artistja 26 vjeçare e mbyll duke thënë se ky është si një plumb i dytë në kraharor.