Iggy Azalea mbahet si një nga personazhet që ruan një raport fantastik me fansat.
Gjithmonë e gatshme për autografe apo foto kur ata ja kërkojnë. Por ndonjëherë kjo dashamirësi nuk të kthehet me të njëjtën monedhë. Reperja australiane ka rënë pre e një humori të ulët, teksa dikush është hequr fillimisht si fans i saj dhe e ka pyetur nëse ajo ishte vërtetë Iggy. Dhe kur 26-vjeçarja është përgjigjur me një buzëqeshje të madhe se po, djali në fjalë i ka thënë: “Faleminderit që e shkatërrove hip hop-in”. Ndoshta ai nuk e di se Iggy konsiderohet një artiste pop-rap, dhe këtë mund ta kuptojë gjithkush që i hedh një sy bashkëpunimeve të Iggy-t!