Bes Kallaku këtë herë ishte i ftuar në “Shiko kush Luan”, i cili ka bërë të gjithë të qeshnin me batutat e tij. Ai dhe Shako u zgjodhën si përfaqësuesit e skuadrave në lojën “Ndaje ose haje”. Dhe kështu në lojë Besit iu kërkua të zgjidhte një emër mes dy dashurive të tij të mëdha:
“Nëse do të ishte në një rast rreziku, kë do të shpëtonte Ijen apo Xhensilën? Përgjigja e tij, ishte Xhensila, dhe pse-në e shpjegoi shumë bukur.
“Ija do më thoshte: shpëto Xhensilën. Unë normalisht do të bëja ça të më thoshte Ija…Ija do të kuptojë, do shpëtoja Xhensilën”, u shpreh Besi.