INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ik fli gjumë”! Komentuesi spekulon për martesën e Soni Malaj, mamaja e saj i kundërpërgjigjet në komente [FOTO]

“Ik fli gjumë”! Komentuesi spekulon për martesën e Soni Malaj, mamaja e saj i kundërpërgjigjet në komente [FOTO]

Publikuar më: 14:26 23-05-2017

Një komentues ka shkruar "për një martesë të Sonit për të cilën media nuk flet kurrë", duke shkaktuar menjëherë reagimin e mamasë së këngëtares e cila nuk është kursyer për t’i dhënë një leksion të mirë.

Poshtë një lajmi të publikuar nga xing.al ku flitej për partnerët e Soni Malaj, një komentues anonim me një profil me shumë mundësi fals, siç rëndon ndodh në rrjetet sociale, ka shkruar: “Po Landin burrin e parë të Sonit pse nuk e përmendni? Ai është burri i parë dhe ka bërë dasëm me orkestër tek brryli 1999-2000”. Spekulimi duket se nuk i ka pëlqyer aspak mamasë së Sonit, Marina Malaj, e cila ka komentuar pa humbur kohë: “More Durim, unë e kam vajzë dhe nuk isha në dasëm, unë e di se Landin e ka shok, ndoshta gabohem, fli gjumë dhe çlodhu sa merresh me të tjerët”. Një koment i cili nuk ia ka mbyllur gojën “Durimit” që ka shkruar sërish, pavarësisht se tashmë duhej vërtetë të ishte në gjumë dhe të merrej me jetën e tij. 

koms.jpg

soni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038661956787109