INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ike me helikopter nga Kukësi’ Rama nuk i lë gjë mangut komentuesve në Facebook

‘Ike me helikopter nga Kukësi’ Rama nuk i lë gjë mangut komentuesve në Facebook

Publikuar më: 09:19 06-04-2019

Kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë me aq vizitën e djeshme të tij në Kukës, ku ai u prit me protesta e u bllokua rruga. Për këtë ai është përfshirë në replika të shumta në rrjetet sociale, ndërsa më herët ka sulmuar dhe kryetarin e Bashksië së Kukësit, Bashkim Shehu. 

Disa nga replikat:

Komentuese: Aeroporti i Kuksit eshte dhurat ti je nje hajdut qe vjedh taksat e shqiptarëve edhe detyron administraten te vij e te degjoj perralla e te komentoj ne fb!
Rama: Dhurate nga kush xhan apo nga kazani ku ke zhytur koken, ndersa ketu komenton me kembe e s’di cfare flet?! Aeroporti Kukesit, ku deri me sot kane fluturuar vetem zogjte, do te ndertohet krejt i ri dhe do te kete 10 fluturime nderkombetare ne dite qe ta marresh vesh ti, ndersa kjo dhurata do rrafshohet komplet se nuk i duhet dreqit! Per interes timin rrafshoj aeroportin?????? Po pse ca do bej aty shtepine time a si?! Hajde muhabet hajde, po s’ka gje, kur ta shohesh aeroportin e ri do te te vije zor nga vetja me keto llafe kot, ndersa shqiptaret mos i pergojo se te japin uje ne bisht te luges?
Komentues: Kukesjanet ta treguan vendin te bon me ik ne helikopter ne kukes keta jan Kukesjanet.
Rama: Ke te drejte shume, ata 100 qorra me kryetarin e bashkise ne krye qe bllokojne rrugen, duke kerkuar sherr jane kuksianet, kurse mijera burra e gra e vajza e djem, qe mblidhen per te me mirepritur s’jane kuksianet! Zoti ta prufte mbare se qenke mbrapsht krejt o mik!

ramaaaaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0057129859924316