INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikën Agostineli, Ilir Daja trajneri i ri i Skënderbeut

Ikën Agostineli, Ilir Daja trajneri i ri i Skënderbeut

Publikuar më: 15:54 03-01-2017

Do të jetë Ilir Daja trajneri i Skënderbeut të paktën për pjesën e mbetur të sezonit, duke marrë kështu vendin e Andrea Agostinellit, i cili me sa duket ka prerë vetëm biletën e vajtjes drejt Italisë para festave të fundvidit. Për momentin si nga ana e klubit të Slënderbeut, ashtu dhe nga trajneri Daja nuk jepen konfirmime, në pritje të zyrtarizinmit por burimë pranë tyre bëjnë të ditur se Presidenti Ardjan Takaj ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet me italianin, për t’ia besuar drejtimit e skuadrës një trajneri me eksperiencë në Futbollin shqiptare, madje dy herë kampion i Shqipërisë me Elbasanin dhe Dinamon. Zyrtarizimi i Ilir Dajës pritet të bëhet këtë të mërkurë pasi  është gjetur akordi për nënshkrimin e kontratës.

Në fajt Daja nuk do të udhëtojë i vetëm drejt Korcës pasi ndihmës të tij do tëketë Ardian Memën, një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Mësohet se objekviti i Dajës është të mbrojë titullin kampion, dhe nëse e arrin këtë objektiv kontrata e tij do të rinovohet automatikisht për dy vitet e ardhshme.

Kjo lëvizje e presidencës korcare vjen pikërisht para nisjes së skuadrës drejt Turqisë për fazën përgatitore të dimrit nga data 5 deri 17 janar. Gjatë qëndrimit 12-ditor në Antalia kampionët në fuqi kanë programuar të zhvillojnë tre takime miqësore me Bursasporin, Sumqayit dhe Qarabagun.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832