Të premtën e shkuar u bënë publike një sërë dorëqjesh, ku pjesa më e madhe u gjet zëvëndësuesi i tyre brenda ditës. Por fundjava ka qënë nën tension se kush do të ishte drejtuesi i ri i Agjencisë Kombëtare e Burimeve Natyrore, pas dorëheqjes së Dael Dervishit.
Ndërkohë këtë të hënë është bërë publik drejtuesi i ri i AKBN-së.
Viktor Tushaj është prezantuar si drejtues i Agjencisë Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), pas dorëheqjes së Dael Dervishit.
Ish kryetari i bashkisë së Lezhës do të zëvendësojë Dervishin i cili dha dorëheqjen të premten e kaluar.
Tushaj, i LSI-së, mbajti postin e kryebashkiakut të Lezhës për dy kandidatura dhe në 2015 humbi përballë kandidatit të PD-së Fran Frrokaj i cili aktualisht ka drejtimin e këtij qyteti.