INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikën ditët me shi, ja si do të jetë moti sot dhe ditët në vijim

Ikën ditët me shi, ja si do të jetë moti sot dhe ditët në vijim

Publikuar më: 09:32 23-04-2017

Më në fund lajme të mira mbërrijnë nga moti.

Sot do të kemi kushte atmosferike të qëndrueshme, të shoqëruara me mot kryesisht të kthjellët. Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta dhe kalimtare, më të dukshme në zonat veriore e verilindore.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të vijojnë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Ditët e ftohta e me shi që na kanë shoqëruar në mesin e muajit Prill duket  se do t’ja lënë vendin diellit në fillimin e javës së ardhshme, që pritet të karakterizohet me një rritje të lehtë të temperaturave, që në vlerat maksimale do të arrijnë në 20 gradë celclius ne në atë mininmale deri në 10 gradë.

Por sipas parashikimeve, fundi i javës së ardhshme pritet të ketë sërish vranësira dhe reshje lokale, që do të nisin ditën e enjte për t’u intensifikuar më shumë gjatë fundjavës.

Sinoptikanët parashikojnë që gjatë muajit maj të kemi mot më të qëndrueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211