INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikën Lika, emërohet Ernest Gjoka në pankinën kuksiane

Ikën Lika, emërohet Ernest Gjoka në pankinën kuksiane

Publikuar më: 16:25 22-07-2016

Pas eliminimit nga Europa League pas humbjes 1-4 ndaj Austrisë së Vienës, ekipi verilindor i Kukësit ka nisur të bëjë revolucion, fillimisht nga numri 1 i pankinës. Largohet nga stoli trajneri Hasan Lika, dhe drejtimin e ekipit kuksiane e ka marrë trajneri Ernest Gjoka, ish-trajneri i Flamurtarit. Të gjithë prisnin të emërohej Mirel Josa, por Gjici ia ka besuar këtë detyrë Gjokës, i cili ka dhënë edhe një deklaratë për mediat pas prezantimit duke thënë se ka objektiv fitimin e titullit kampion.

“Jam shumë i gëzuar që i jam bashkuar Kukësit për një projekt ambicioz. Skuadra verilindore është tashmë një realitet i futbollit shqiptar dhe lufton gjithmonë për titullin kampion, për këtë qëllim jam afruar edhe unë në ekip. Do të bëjmë një ekip të denjë dhe të mund të sjellim titullin në Kukës. E kam ndjekur punën e bërë dhe i njoh lojtarët. Kemi një skuadër me elemente cilësorë dhe besoj se me afrimet e duhura do të bëjmë mjaft mirë në merkato. Do të punojmë fort. Mua më bindi projekti i klubit dhe fakti se të gjithë ne mundohemi që të bëjmë më të mirën për skuadrën. Kam gjetur një frymë pozitive në skuadër”, u shpreh Ernest Gjoka.

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617