INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikën nga Top Channel, zbulohet ku nisin punë ish-drejtuesit e njohur të medias

Ikën nga Top Channel, zbulohet ku nisin punë ish-drejtuesit e njohur të medias

Publikuar më: 12:43 08-07-2016

Ish drejtuesit e njohur të medias, dikur pjesë e gjigandit mediatik Top Channel, tashmë do të nisin punë në Televizionon Publik Shqiptar.
Konkretisht, ish drejtuesi i Përgjithshëm i Top Channel Enkelejd Joti, ish drejtori i lajmeve Bledar Zaganjori dhe Rezart Aga, autori që qëndronte prapa prodhimeve më të suksesshme të Top Channel, siç mëson newsbomb.al, tashmë do të jenë pjesë e TVSH.
Kjo pritet të dalë edhe nga mbledhja që do të zhvilloje sot pasdite këshilli drejtues i RTSH. Joti do jetë sërish në pozita të larta drejtuese,  Aga do të mbajë të njëjtin post si në TCH, pra drejtor programacionesh tanimë për RTSH, sikurse edhe Zaganjori do të vazhdojë të mbajë postin e drejtorit të Informacionit. Sesi do ndikojnë këto prurje të reja në politikën e Televizionit Publik Shqiptar, kjo mbetet të shihet në vazhdim./ newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0042102336883545