INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikën Prenga, Ambasada e SHBA: “Kriminelët” nuk kanë vend në Parlament

Ikën Prenga, Ambasada e SHBA: “Kriminelët” nuk kanë vend në Parlament

Publikuar më: 16:23 28-02-2017

Një ditë pas publikimit të dorëheqjes vullnetare nga mandati i deputetit të Armando Prengës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë thotë se mirëpret largimin nga Parlamenti të ish deputetit socialist. Nëpërmjet një njoftimi public, Ambasada thotë se personat me precedentë penalë nuk kanë vend në institucionet shtetërore në një vend anëtar të NATO-s.
Ashtu sikurse në zgjedhjet e shkuara, ambasada thekson se qytetarët shqiptarë duhet të jenë vigjilentë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Deklarata e Ambasadës së SHBA-së:
Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti. Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s, i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283