Luigi Soreca është dilplomati i cili do të zëvendësojë ambasadoren e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.
Soreca me origjinë italiane është një zyrtar një zyrtar i rëndësishëm i Komisionit Europian në Bruksel i cili pas pak muajsh do të lërë zyrën e tij në Belgjikë për t’u zhvendosur në shtator duke nisur punën në Shqipëri.
Ai është jurist dhe ka nisur karrierën pranë Komisionit Europian që në vitin 1999. Luigi Soreca është një njohës i mirë i Shqipërisë për shkak të angazhimeve të mëparshme si një nga figurat kyçe në Bruksel për liberalizimin e vizave që i mundësoi të gjithë shqiptarëve të përfitonin nga regjimi pa viza në vendet e Bashkimit Europian, që prej 2010.
Soreca ka njohuri të gjera për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Reforma në drejtësi, ligji dhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës dhe terrorizmit do të jenë objektivat e ambasadorit të ri të BE-së në Tiranë.