Iker Casillas ka folur për largimin e tij nga klubi i Real Madrid. Në një konferencë për shtyp portieri tha se do të dëshirinte një lamtumirë nga Real Madrid, si ajo e Iniesta’s nga Barcelona.
“Do e kisha dashur edhe unë një lamtumirë si ajo e Iniesta-s. Jam i lumtur për kolegët e mi” tha Casillas.
Portieri spanjoll tregoi se nuk ka ndonjë inat kundër ish-ekipit të tij dhe nëse do e thërrisnin ai prap do të kthehej për të mbrojtur portën e Real Madritit.
“Jam i sigurt se në të ardhmen do të ketë një pajtim. Nuk jam xheloz, fatmirësisht akoma po luaj futboll, kam gjetur një vend ku jam i lumtur dhe nuk jam në faqet e para të gazetave. Sa herë që jam në Madrid, shkoj në Bernabeu për t’i mbështetur. Jam 37 vjeç dhe 34 prej tyre kam qenë tifoz i tyre. Një rikthim te klubi, nuk i dihet. Kam luajtur për një kohë të gjatë te Madrid. Nëse më telefonojnë normalisht që do të kthehem" përfundoi ish-portieri i Real Madrid.