INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikja e shqiptarëve, sytë drejt Francës

Ikja e shqiptarëve, sytë drejt Francës

Publikuar më: 11:30 23-09-2016

Me sa duket nga të dhënat e fundit të Eurostat, shqiptarët vijojnë të ikin nga Shqipëria, po këtë herë duke mos patur më shpresë tek Gjermania, pasi s’i kanë mbajtur i janë “sulur” Francës.  
Sipas Eurostat, shqiptarët, vazhdojnë kërkesat e tyre për largim nga vendi dhe në  studimin të tremujorin e dytë të vitit 2016 (prill- qershor), kjo është mëse e qartë.
Edhe pse vendin e parë e mbajnë azilkërkuesit sirianë dhe afganë dhe arsyet tashmë janë të ditura lufta dhe varfëria e tejskajshme, shqiptarët janë sërisht në listë...
Vetëm në tre muaj kërkesë për azil në Francë kanë bërë 1170 shqiptarë, në Hollandë 365, Irlandë 40 persona, Luksemburg 40. Bie në sy dhe një vend i parrahur shumë si Islanda e largët, ku rreth 35 shqiptarë kanë mundur të shkojnë dhe të aplikojnë për azil.
Po nësë bën një llogari numri i atyre që mund të kenë shkuar në këto shtete dhe ende nuk janë regjistruar, pasi dyshojnë se nuk e fitojnë të drejtën për azil dhe që qëndrojnë si klandestinë, mund të jetë shumë më i madh.

Article Logic
Execution time: 0.0023229122161865