INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IKMT hedh në erë pallatin pesë katësh/ Ja në cilën zonë

IKMT hedh në erë pallatin pesë katësh/ Ja në cilën zonë

Publikuar më: 07:48 19-04-2019

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës.

Për këtë operacion, do të përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave.

IKMT parashikon që shpërthimi të kryehet ditën e nesërme, (e premte 19.04.2019) rreth orës 12.30. IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit kanë marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338