INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IKMT ndërmerr një aksion për prishjen e disa objekteve në Gjirin e Lalzit

IKMT ndërmerr një aksion për prishjen e disa objekteve në Gjirin e Lalzit

Publikuar më: 12:18 22-08-2017

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes sё Territorit ka ndërmarr ditën e sotme një aksion për prishjen e një sërë objektesh të ndërtuara pa leje në Gjirin e Lalzit.
Kyreinspktoria e IKMT ka deklaruar se çdo kush që shkel ligjin do zbatohet, e kush nuk e zbaton do penalizohet

Kryeinspektorja ka paralajmёruar biznesmenёt e ndërtimit se do tё humbasin shumё mё tepёr nga çmund tё fitojnё, nёse e shkelin qoftё edhe njё centimetёr lejen e dhёnё nga institucionet publike.

Pёr Bicin, "Shqipëria, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund tё humbasin mё pёr llogari tё xhepave tё biznesmenёve tё pangopur.

Bregdeti, pasuria e shqiptarёve, nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt”, ёshtё shprehur ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162