INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IKMT, prish 11 ndërtime pa leje pranë Universitetit Bujqësor

IKMT, prish 11 ndërtime pa leje pranë Universitetit Bujqësor

Publikuar më: 15:57 08-12-2016

11 objekte pa leje të ngritura brenda territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë prishur sot nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Operacioni i IKMT është drejtuar nga kryeinspektorja Dallëndyshe Bici ndërsa ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Prishja e këtyre objekteve është ndërmarrë në kuadrin e rikthimit të këtij institucioni publik në shërbim të studentëve dhe pedagogëve. Sipas IKMT, aksioni për prishjen e 11 objekteve ka nisur që ka nisur prej orës 6.00. U prishën tre objekteve që pengonin kalimin e mjeteve, dhe ndërtesa dy dhe tre katëshe me funksione të ndryshme shërbimi. Kryeinspektorja Bici, ka bërë të ditur se IKMT ka hasur probleme me vendimet e gjyqësorit e se nuk zbatohet ligji. Ndërkohë gjatë operacionit të ndërmarrë gjatë ditës së sotme nuk janë shënuar incidente mes banorëve dhe punonjësve të IKMT. Për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të ndërmerret një aksion tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.003781795501709